Telegrafi

Dalin pamjet e para se si do të duket fanella bazë e Arsenalit për edicionin 2021/22 – e afërt me atë të Ajaxit

Foto: FootyHeadlines

Kanë filluar të publikohen pamjet e para se si do të duket fanella e Arsenalit me të cilat mund të luajë kryesisht në shtëpi për edicionin 2021/22.

Si në sezonet e kaluara, edhe për atë të radhës, Footy Headlines ka filluar të publikojë pamjet se si mund të duken fanellat e klubeve të ndryshme.

Kësaj radhe, ata kanë publikuar pamje nga ajo e The Gunners me atë që mund të luajnë në edicionin e ri.

Foto: FootyHeadlines

Në shkim të parë, ajo ngjan më shumë se fanella aktuale e Ajaxit, mirëpo ngjyrat tradicionale vazhdojnë të jenë aty.

Në reagimin e tifozëve të skuadrës londineze, thuhet se ata përfundimisht do të duken si ana holandeze. /Telegrafi/

Foto: FootyHeadlines