Juventusi ka arritur të fitojë përballjen e parë për edicionin 2020/21 me rezultat 3-0 kundër Samdorias.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Dejan Kulusevski, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësi italian përveç golit të shënuar, kishte edhe një moment të sikletshëm në minutën e 44-të.
Bonucci pa dashje e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë së Juventusit, mirëpo gjyqtari Piccinni dhe VAR nuk e ndaluan lojën.
Me rregulla të reja në edicionin e kaluar, kjo do të ishte penallti, mirëpo Nicola Rizzoli deklaroi se ishte një numër rekord penalltish dhe se lojtar nuk duhej konsideruar si pinguinë.
Cioè…ma veramente iniziamo così?? pic.twitter.com/VbUqdjjgo9
— Marco 🇮🇹🖤💙⭐️⭐️ (@MarcoSimoni4) September 20, 2020
Andaj, loja me dorë e Bonuccit edhe nga Graziano Cesari u konsideruar si e paqëllimshme dhe vlerësoi lartë vendimin e Piccinnit që të mos akordonte 11 metërsh për Sampdorian.
Në këtë edicion të ri, jo çdo prekje me dorë do të konsiderohet penallti, duke u rikthyer më shumë në rregullin e vjetër. /Telegrafi/