Site icon Telegrafi

Dalin pamjet e kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, i plagosur në protestë (Foto)

Protesta e Opozitës në Shqipëri ka eskaluar në dhunë. Kryeredaktori i Gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi shihet i përgjakur në fytyrë dhe në kokë.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek ky moment i dhunës.

Ai është dërguar për në Spitalin e Traumës për të marrë trajtim.

Atje është drejtuar edhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Ky është një turp i paparë, përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, që do mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj protestuesve.  Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Dora burracake tregoi se ditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës janë të numëruara”, tha Basha.

Exit mobile version