Telegrafi

Dalin pamjet, automjeti shkrumbohet në Rrugën e Kombit

Të premten një automjet tip Mercedes-Benz G Class është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit.

Zjarri ka rënë teksa automjeti ka qenë në lëvizje.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht.

Për shuarjen e flakëve të zjarrit shkuan forcat zjarrfikëse të Mirditës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.