Të premten një automjet tip Mercedes-Benz G Class është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit.
Zjarri ka rënë teksa automjeti ka qenë në lëvizje.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht.
Për shuarjen e flakëve të zjarrit shkuan forcat zjarrfikëse të Mirditës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.