Pamje të reja të incidentit që bëri që Brightoni të fitojë penallti ndaj Arsenalit në barazimin 1-1 janë zbuluar.
Brighton ishte duke humbur me rezultat 1-0 pas një goli të shënuar nga Ethan Nëaneri në minutën e 16-të, kur Ëilliam Saliba shkaktoi penallti pas një ndërhyrje ndaj Joao Pedros.
Në pamje të parë, dukej që Saliba e kishte goditur me kokë sulmuesin kundërshtar dhe gjyqtari Anthony Taylor ndau të njëjtin mendim dhe bëri me shenjë te pika e bardhë.
Pak kohë pas përfundimit të ndeshjes, Liga Premier lëshoi një njoftim zyrtar duke sqaruar vendimin e Taylor.
“Vendimi i gjyqtarit për të dhënë penallti pas një faulli të Salibas në Joao Pedron u rishikua dhe u konfirmua nga VAR, të cilët vendosën se kishte kontakt të mjaftueshëm për penallti”.
Sidoqoftë, tani disa pamje nga një kënd i ri janë përhapur në rrjetet sociale, aty ku duket që Saliba bëri kontakt me topin para se ta godiste kokën e Joao Pedros.
Terry is right. The ball comes off of Saliba’s head before the contact.
Even if Saliba had not touched the ball, you never see a clash of heads given as a pen.
But this is a horror decision.
How did VAR not overturn it? https://t.co/wrdtmO6new pic.twitter.com/aDdUww5yIT— Magic hat (@themagic_tophat) January 4, 2025
Kjo ka bërë që të shkaktohet debat në rrjetet sociale mbi atë se a ishte a po jo i drejtë vendimi i Taylor, një gjyqtar i cili shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes për vendimet e tij./Telegrafi/