Telegrafi

Dalin pamje më të detajuara deri më tani që tregojnë qartë momentin e rrëzimit të balonës kineze

SHBA-ja rrëzoi të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze, për të cilën autoritetet kineze kishin thënë se ishte një pajisje meteorologjike që kishte devijuar rrugën.

Rrëzimi i kësaj balone erdhi pasi ishte parë mbi hapësirën ajrore të SHBA-së për ditë të tëra, transmeton Telegrafi.

Pamje të ndryshme kanë qarkulluar në rrjetet sociale që tregonin momentin kur autoritetet amerikane rrëzuan balonën e cila u qëllua nga një aeroplan luftarak F-22.

Lexo po ashtu Në Luftën e Dytë Botërore, Japonia sulmoi amerikanët me balona-bomba

Një ndër to është edhe një video në TikTok që tregon më së afërti dhe më në detaje momentin e rrëzimit.

@tripadvizrThis is the most detailed footage released so far of the downing of the Chinese balloon.♬ UFO song (mysterious BGM) – LEOPARD

Në detaje vërehet se si balona qëllohet dhe pas tymit të dendur fillojnë të bien edhe copëzat e saj, si pajisja dhe pëlhura.

Lexo po ashtu SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze - pamjet tregojnë momentin e shpërthimit

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën pas rrëzimit të balonës se iu kishte thënë të mërkurën ta rrëzonin tullumbacen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

@joeadops Chinese spy balloon taken out by an F22 Raptor armed with sidewinder missiles over Myrtle Beach, SC. #chinesespyballoon #usa #usaf ♬ Back In Black – AC/DC

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Oqeanin Atlantik po përdorej nga qeveria kineze “për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara kontinentale”. /Telegrafi/