Telegrafi

Dalin pamje nga banesa e Ervis Martinajt, forca të shumta policie rrethojnë zonën

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ushtruar këtë të hënë kontrolle në banesën e atij që cilësohet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj.

Kontrolli është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e Martinaj në Fushë Kuqe të Lezhës.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga, ka ndarë pamje ekskluzive nga operacioni i ndërmarrë nga FNSH dhe RENEA në banesën e Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej pesë muajsh.

Siç shihet dhe nga pamjet, furgonë të shumtë të policisë ndodhen në lagjen ku ndodhet banesa të shumëkërkuarit, e rrethuar me pemë, mure të lartë dhe tela me gjemba.

Brenda mureve shihet një kullë vrojtimi, të cilën duket se Martinaj e ka përdorur si pjesë të sigurisë së banesës së tij. /Telegrafi/