Posta e Kosovës njofton se ka ekzekutuar pagat për një pjesë të punëtorëve të saj.
Sipas njoftimit, pjesa e tjetër do të bëhet në një afat të shkurtër.
“Është arritur të ekzekutohen pagat e punëtorëve (kategoria gradat 1-5), si dhe është duke punuar intensivisht së bashku me menaxhmentin e PK-së që brenda një afati shumë të shkurtë, të ekzekutoji pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/