Site icon Telegrafi

Dalin pagat në Telekomin e Kosovës

Në Telekomin e Kosovës sot janë ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

Balaj ka thënë se pagat për rreth 2,400 punëtorë janë sigurua nga të hyrat e Telekomit.

“Sot janë ekzekutuar pagat e muajit gusht për të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës. Këto mjete të pagave që janë 1.9 milion euro për paga për një muaj janë sigurua nga të hyrat e Telekomit”, thotë Balaj.

Pavarësisht, realizimit të pagave, Balaj thotë gjendja në këtë kompani është mjaft e vështirë, që sipas tij, në muajt në vijim do të ketë mjaft telashe në aspektin financiar.

Ndërsa, mësohet se ende nuk janë ekzekutuar pagat për sektorin publik, që janë mbi 80 mijë shërbyes civil në të gjitha institucionet shtetit. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version