Site icon Telegrafi

Dalin negative rezultatet e testimit për coronavirus për shtatë persona në Kosovë

Shtatë persona për të cilët dyshohej se janë infektuar me coronavirus në Kosovë, sipas analizave nuk janë të infektuar me këtë virus.

Kështu ka njoftuar përmes një komunikatë për medie, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë.

“ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, IKSHPK, ka bërë të ditur edhe numrin e personave që janë testuar nëpër pikat kufitare të kalimit në Kosovë dhe në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë”, njofton IKSHPK-ja.

Komunikata e plotë:

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe Kullë 7 udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
  1. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
  2. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
  1. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
  2. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 83 396 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 858 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 815 raste me COVID-19 dhe 19 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

Exit mobile version