Site icon Telegrafi

Dalin në shitje këpucët më të shtrenjta në botë me vlerë prej 17 milionë dollarëve

Harrojini këpucët e kristalta të Hirushes – tani do të  njoftoheni me këpucët më të shtrenjta që ekzistojnë.

Këpucët më të kërkuara nga të gjitha gratë në botë janë prej ari dhe me diamante, ndërkaq kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.

Me takë të hollë e të lartë, këto këpucë thyejnë edhe rekordin e këpucëve të krijuara nga Debbie Wingham për vajzën e një manjati të Lindjes së Mesme, që u shitën “vetëm” 14 milionë dollarë.

Këpucët u prezantuan në Dubai, në një hotel me 7 yje, në një pritje ku morën pjesë 50 mysafirë të zgjedhur nga llogaria bankare. Vetëm ata që mund t’i përballonin këpucët morën pjesë në eventin ekskluziv.

“Ne donim të krijonim diçka unike”, tha Maria Majari, bashkë-themeluesja e Jada Dubai, marka që krijon këpucë të çmuara. /tch/

Exit mobile version