Brekët e veshura nga boksieri Joe Frazier kur u mposht nga Muhammad Ali për titullin e kombinuar të peshave të rënda kanë dalë në një ankand të hënën, së bashku me dorëzat e Alit që i kishte veshur në atë meçin e vitit 1971 që u cilësua si “Ndeshja e Shekullit”.
Brekët – që pritet të shiten për 10,000 dollarë – tashmë kanë prekur ofertën minimale prej 5,000 dollarësh mëngjesin e sotëm, ka thënë Ken Goldin, pronar i “Goldin Auctions of Runnemede”, New Jersey, raporton Reuters.
Lexo më shumë: Pele zbulon diçka interesante rreth Muhammad Alit
Megjithatë, për dorëzat e Alit ende nuk ka asnjë ofertë, të cilat pritet të shiten për më shumë se 1 milion dollarë, ka thënë Goldin.
Ankandi përmbyllet më 4 gusht me oferta të drejtpërdrejta, transmeton Koha.net.
Këto relike dolën në shitje pak më shumës e një muaj nga vdekja e Alit në një spital në Arizona në moshën 74 vjeçare. Frazier vdiq më 2011.
Lexo më shumë: Ish-boksieri shqiptar që u burgos pse festoi për Muhammad Alinë (Video)
Goldin tha se dorëza të ngjashme të Alit janë shitur për miliona dollarë, dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur në kohën kur ishte gjallë.