Site icon Telegrafi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Ndeshja e futbollit mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë do të luhet të premten nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ndeshja organizohet për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në "Euro 2016", shkruan sot Koha Ditore.

"Çmimi i biletës do të jetë i njëjtë si nga ndeshja e kaluar", ka thënë të dielën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Ndeshja e kaluar e Kosovës ishte ajo ndaj Guinesë Ekuatoriale e luajtur një muaj më parë. Për atë ndeshje biletat ishin 3, 7 e 10 euro.

Interesimi për ndeshjen me Shqipërinë pritet të jetë shumë herë më i madh se për ndeshjen me përfaqësuesen afrikane. Në stadiumin e Prishtinës për atë takim prezent ishin afro tre mijë shikues. Parashikohet se stadiumi do të jetë i mbushur me shikues të premten. 

Exit mobile version