Telegrafi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani, ‘Dardanët’ nisin ndeshjet zyrtare nën drejtimin e Franco Foda

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Rumania. 

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve dhe pritet të luhet më 6 shtator 2024 nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Biletat për debutimin zyrtar të Franco Fodas kanë dal në shitje oniline dhe një person mund të blejë deri në katër sosh. 

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. 

Përzgjedhësi i ri pritet që në ditët në vijim të publikojë listën për lojtarët që do të jenë në grumbullim, për ndeshjen më të rëndësishme të këtij grupi. /Telegrafi/