Telegrafi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe

Më 3 qershor përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje dhe mund të blihen online, transmeton Koha.net.

FFK përmes faqes zyrtare bën të ditur se është një interesim mjaft i madh për ndeshjen e 3 qershorit që do të zhvillohet në Frankfurt.

“Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më 3 qershor në “Volksbank Stadion” në Frankfurt, po ngjallë interesim të madh tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, por edhe në shtetet e tjera evropiane”, thotë FFK.

Biletat për këtë ndeshje janë nga 13 deri në 30 euro. Ato mund t’i blini KËTU.