Telegrafi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Estoni

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Estoni.

FBK ka nxjerrë në shitje biletat në katër qytete të ndryshme në Kosovë.

Kryeqyteti Prishtina do të ketë një pikë të shitjes tek Newborn.

Ndërkohë biletat mund të gjenden edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Çmimi i biletave për ndeshjen historike të Përfaqësueses së Kosovës është 4 euro. /Telegrafi/