Filmi më i ri nga universi “DC Extended Universe”, Aquaman, arrin në Cineplexx më 13 dhjetor.
Universi i cili filloi me Man of Steel në 2013, është zgjeruar duke përfshirë karaktere si Batman, Wonder Woman, Aquaman, The Flash dhe Cyborg, të gjithë të cilët u bashkuan për ta luftuar një armik të përbashkët në filmin “Justice League” vitin e kaluar. Tani, Arthur Curry i portretizuar nga Jason Momoa po vazhdon një aventurë solo në ekranet e mëdha.
Me regji nga James Wan (i njohur për: The Conjuring, Furious 7), ngjarja zhvillohet kur superheroi Aquaman kthehet kundër Orm (Patrick Wilson), gjysmë vëllai i tij dhe sundimtari i Atlantis, i cili dëshiron të bashkojë shtatë mbretëritë nënujore dhe të deklarojë luftë kundër atyre që banojnë në tokë. Filmi do të shfaqet në kinemanë e vetme multiplex në Prishtinë, Cineplexx.
Biletat tashmë janë në shitje, dhe mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx!
Oraret e filmit mund t’i gjeni këtu: www.cineplexx-ks.eu.