Mediat në Maqedoni vazhdojnë të nxjerrin kundërthëniet e njërit nga udhëheqësit e protestave të dhunshme, Boban Ilievski – Betmen, i cili u shpreh se nuk janë dhe nuk banë bërë thirrje për dhunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas fotografisë ku shihet të diskutojë me policinë brenda në Kuvend, në pah dalin edhe deklarimet e tij ku bën thirrje për të mbrojtur me dhunë kuvendin.
”Ata që qëndrojnë me dhunë brenda, harrojnë se me dhunë mund edhe të dalin nga aty. Ata nga të cilët duhet ta mbroni Kuvendin, gjenden brenda”, shprehet ai në njërën nga protestat e ”Për Maqedoni të Përbashkët”./Telegrafi/