Telegrafi

Dalin në ankand shishet e mbushura me “uiskin skocez më të vjetër në botë” – çmimi për shishe është 11,500 euro

Shishet që supozohet të jenë të mbushura me “uiskin skocez më të vjetër në botë” do të dalin në ankand pasi u gjetën të fshehura në një kështjellë skoceze.

Siç raportohet uiski skocez mendohet se është distiluar 200 vjet më parë dhe shishet e mbushura u zbuluan pas një dere bodrumi në kështjellën 750-vjeçare të Blair në qytetin Perthshire, transmeton Telegrafi.

Uiski ishte distiluar në vitin 1834, dhe 24 shishet që do të dalin në ankand pritet që të shiten rreth 11,500 euro secila, sipas Whisky Auctioneer, kompania që merret me shitjen.

Kështjella Blair është shtëpia e Dukës së Atholl.

Administratori i besuar i kështjellës, Bertie Troughton, gjeti rreth 40 shishe në bodrum në fund të vitit të kaluar.

Përbërja besohet të jetë distiluar në vitin 1833 dhe shihet u mbushën në vitin 1841, për t’u rimbushur në shishet e tjera në vitin 1932.

Tani gjysma e këtyre shisheve po dalin në ankand për shitje. /Telegrafi/