Site icon Telegrafi

Dalin jashtë përdorimi biletat në NQP Shkup

Nga dita e sotme në transportin publik të autobusave të qytetit dalin jashtë përdorimit biletat e letrës për 10 drejtime, ndërsa ato për një drejtim, të blera tek shoferi, mbeten në përdorim. Biletat e tjera do të regjistrohen në kartelat elektronike të personalizuara dhe jo të personalizuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ky sistem na mundëson edhe qarkullim më të barabartë, përcjellje të numrit të udhëtarëve, intervale më të barabarta të lëvizjes së automjeteve, si dhe rritje të sigurisë së shoferëve’, kumtoi NQP Shkup.

Ndërkohë transportuesit privat kanë kërkuar anulim të zbatimit të sistemi për shkak se një numër i caktuar i autobusëve, janë përfshirë nga përmbytjet. Pas kësaj kërkese janë formuar komisione të përziera nga transportuesit privat, Qyteti i Shkupit dhe NQP Shkup, të cilët kanë dalë në terren që ta verifikojnë gjendjen.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e fundit vendosi që të anulohet zbatimi i startit të sistemit për pagesë elektronike deri më 1 janar të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version