Site icon Telegrafi

Dalin imazhet e reja të Audi Q5 Sportback

Disa muaj më parë, Audi na tregoi një version të azhurnuar të modelit Q5, dhe tani versioni Sportback po vjen tek ne.

Për t’ju kujtuar, Audi Q5 kishte një grilë përpara pak më të gjerë dhe një parakolp të ridizajnuar, i cili u transferua në versionin Sportback, ka drita standarde LED para dhe pas (teknologjia OLED në versione më të shtrenjta), si dhe rrota të reja alumini, transmeton Telegrafi.

 

Q5 Sportback është 7 mm më e gjatë se Q5 standard, ndërsa gjerësia, lartësia dhe boshti i rrotave kanë mbetur të njëjtat, dhe bagazh është gjithashtu pak më i vogël se në versionin Q5.

Sa i përket motorit, ky model ka motor 2.0 (me teknologji 12V, hibrid) që zhvillon 265 kuaj fuqi, ndërsa në SHBA do të jetë me motor 3.0 TFSI V6 dhe ka 355 kuaj fuqi.

 

Kryesisht në Evropë, mendohet se do të ofrohet vetëm modeli 2.0 TFSI me teknologji të butë hibride, dhe modeli 3.0 V6 me 347 kuaj fuqi.

Pritet të kushtojë rreth 43,000 dollarë. /Telegrafi/

 

   

Exit mobile version