Një koleksionist pretendon se ka në dorë një koleksion me foto nudo të Eva Braun, e njohur si e dashura e diktatorit gjerman, Adolf Hitler.
Fotot mendohet se janë bërë në një liqen në Gjermani.
Koleksionisti është i bindur se ato janë fotot e Eva Braun, pasi thotë se i ka studiuar me imtësi.
Braun ishte partnerja e Hitlerit derisa u martuan më 30 prill të vitit 1945 në një bunker poshtë kancelarisë.
Të dy vdiqën duke kryer vetëvrasje rreth 40 orë më vonë.
Çifti e mbante sekret lidhjen e tyre pasi Hitleri ishte “i martuar me njerëzit”. /mapo.al/