Telegrafi

Dalin fotot e iPhone 6s

"Smartfphone" do të quhet iPhone 6s, duke vazhduar kështu traditën e emërimit të telefonëve e cila u ngrit mbi iPhone 4s.

Fotot e para të këtij telefoni janë publikuar nga sajti 9to5Mac.

Në to shihet se dizajni nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Poashtu edhe altoparlantët, portet dhe antenat do të jenë në të njëjtat pozita si në iPhone 6.

Ndryshimet pritet të jenë në pjesë tjera hardverike, por ende nuk dihet me saktësi cilat do të jenë ato.