Mediat amerikane publikuan foto të P Diddy të realizuar natën kur ai thuhet se dhunoi një vajzë 13-vjeçare.
Para kësaj, ai pati një debat të ashpër me të dashurën e tij në atë kohë, Jenniffer Lopez.
Fotot janë bërë më 7 shtator 2000 në një festë të mbajtur pas ‘Video Music Awards’ në New York. Diddy dhe Jennifer kishin lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2000.
Një i ftuar që mori pjesë në festë pohoi se ishte dëshmitar i debatit të tyre, i cili përfundoi me largimin e hershëm të reperit me një grup vajzash.
Shumë të famshëm të tjerë janë gjithashtu në foto, duke përfshirë David Blaine, Steven Dorff, Josie Maran dhe Carmen Cass.
Padia, e ngritur nga një grua që ishte 13 vjeçe në atë kohë, thoshte se Diddy iu afrua asaj me një “vështrim të çmendur” përpara se ta dhunonte.
Ajo gjithashtu tha se ishte përdhunuar nga një burrë tjetër i famshëm ndërsa Diddy e shikonte.
Reperi mohoi gjithçka. /Telegrafi/