Site icon Telegrafi

Dalin foto të gomones së shkrumbuar në brigjet e Adriatikut, dyshime për drogë

Kanë dalë fotot e gomones së djegur në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në Godull të Kurbinit.

Gomonia shfaqet tërësisht e shkrumbuar dhe dyshohet se i është vënë qëllimisht zjarri.

Sipas Policisë deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm në të.

Lexo po ashtu Gomonia ndiqej nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Financa, gjendet e djegur në zonën e Kurbinit

Por, ka dyshime se kanë qenë tre persona në bord dhe gomonia ka qenë e mbuluar dhe në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Fillimisht gomonia u pikas dje në Sarandë nga Frontex dhe e cila në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Guardia Di Finanza u vunë në ndjekje të saj.

Mjeti ecte 7 milje larg bregdetit shqiptar dhe dyshohet se kishte si destinacion Malit të Zi, por nuk ka munduar të dalë jashtë ujërave shqiptare. /Euronews Albania/

Exit mobile version