Site icon Telegrafi

Dalin foto nga vizita e papritur e Justin në shtëpinë e Selenës (Foto)

Justin Bieber ka bërë një vizitë të papritur tek ish e dashura Selena Gomez. 

Megjithëse mediat e paraqiten si një tradhti të Gomezit ndaj të dashurit, The Weeknd, por ky i fundit ishte në dijeni të takimit.

Burime për Daily Mail kanë pohuar se mes tyre nuk ka pasur asnjë moment romantik dhe arsyeja e vërtetë e këtij takimi është thjesht shëndeti i Selenës, e cila muaj më parë ka bërë transplantin e veshkës.

Mesa duket 23-vjeçari ende shqetësohet për shëndetin e ish- të dashurës.

“Thjesht Selena po përpiqet që të bëjë paqe me Justin pas sëmundjes së saj”, u shpreh burimi.

Theksojmë se Selena dhe Justin u lidhën në vitin 2011 e ndërsa i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas katër vitesh.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojnë gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version