Site icon Telegrafi

Dalin dokumentet, Chelsea pagoi trajnerin e ri më së shumti në histori – por ai aktualisht është në vendin e 10-të në renditje

Skuadra e suksesshme e këtij sezoni Brighton Hove & Albion publikoi të dhëna mbi punën nga viti i kaluar.

Mediat angleze gjetën lloj-lloj gjërash interesante tek ata, e një prej tyre është shuma që Chelsea pagoi për të sjellë ish-trajnerin e Brighton, Graham Potter.

Gazetari i Standard, Nizaar Kinsella raportoi se Chelsea i pagoi Brightonit pak më shumë se 24 milionë euro për ta bërë Potterin trajnerin e tyre të ri.

Besohet se është shuma më e madhe në histori për sjelljen e një trajneri.

Është ironike që Potter ishte nën kërcënimin e shkarkimit për një pjesë të mirë të këtij sezoni. Chelsea është në vendin e dhjetë në tabelën e Ligës Premier, por ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i keq është se aty e pret Real Madridi, i cili po mbron titullin si kampion i Evropës pasi ka humbur pothuajse të gjitha shanset për t’u bërë kampion spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version