Barcelona ka shijuar një tjetër humbje në Camp Nou, pas asaj në Ligën e Evropës.
Skuadra katalunase u eliminua nga gara e dytë më e madhe në Evropë prej Eintracht Frankfurtit, ndërsa mbrëmë humbi 1-0 përball Cadizit në La Liga.
Nga kjo humbje, u vërejttë edhe një gjë që ishte vërtetë dëshpëruese dhe vinte nga aga e tifozëve.
Një pjesë e madhe e ulëseve në Camp Nou ishin të boshatisura dhe në fillim nuk dihej se cila ishte arsyeja.
The grada d'animació (singing section) at Camp Nou are planning on leaving their section, behind the goal, empty against Cádiz.
It's a protest against the ticketing disaster on Thursday against Eintracht Frankfurt. pic.twitter.com/hZUl713ore
— Football España (@footballespana_) April 18, 2022
Sipas “ESPN”, mos prania e një grupi të tifozëve është si shenjë proteste për atë që ndodhi javën e kaluar në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.
Në atë ndeshje ishin të pranishëm më shumë se 30 mijë tifozë të skuadrës gjermane.
Pas ndeshjes me Eintracht Frankfurtin, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, trajneri Xavi, si dhe futbollistët kishin reaguar fuqishëm.
Mes tjerash, katalunasit kërkuan të fillojnë hetimet rreth këtij rasti, pasi dyshohet se gjermanët u pajisen me bileta në tregun e zi. /Telegrafi/