Lamine Yamal është bërë një yll për Barcelonën dhe Spanjën gjatë 12 muajve të fundit.
17-vjeçari mori ftesën nga përzgjedhësi Luis De La Fuente për ‘Euro 2024’ dhe pavarësisht se nuk kishte mbushur 18 vjet deri në ditën e finales ndaj Anglisë, ai pati rol kyç në triumfin e tyre.
Yamal tani është një titullar i rregullt tek Spanja dhe e njëjta pritet të vazhdojë edhe në dy ndeshjet ndaj Holandës në Ligën e Kombeve më vonë gjatë këtij muaji.
Sidoqoftë, vendimi i tij për ta përfaqësuar Spanjën ishte përcjellë me shumë polemika ani pse ai kishte veshur fanellën e tyre në grupmosha para se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në shtator të vitit 2023.
Prejardhja familjare e Lamine Yamal përfshin një baba nga Maroku dhe një nënë nga Guinea Ekuatoriale, me adoleshentin që kishte lindur dhe ishte rritur jashtë qytetit të Barcelonës.
Babai i tij raportohej se kishte shtyrë Lamine Yamal që ta përfaqësonte Marokun me të riun që ishte rritur në Rokafonda – një vend që ka popullsi me shumicë nga Maroku.
Pavarësisht këtij presioni, Yamal i kishte qëndruar besnik vendimit të tij për ta përfaqësuar Spanjën, që sipas ish-drejtorit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Albert Luque ishte e vështirë.
“Nuk ishte një çështje e lehtë. Trajneri i Marokut shkoi për të biseduar me familjen e Yamal dhe qeveria marokene gjithashtu kishte tentuar ta bindë atë”.
“Por, kur unë bisedova me të ai më tha mua: Unë dua të jem kampion evropian. Unë kam presion nga të gjitha anët, por dua të luajë për Spanjën”.
“Babai i tij ishte më i komplikuar. Ai më tha se në Marok do ta vrisnin atë. Ai më tha se për disa gjëra është më mirë të mos flasim”, ka thënë Luque./Telegrafi/