Vanessa Ballan, një 26-vjeçare nga Treviso, e cila u godit me thikë të martën e kaluar nga ish- i dashuri saj, Bujar Fandaj.
Siç shkruan mediumi italian Corrieredelveneto, Vanessa kishte qenë viktimë e përndjekjes nga një burrë tjetër në të kaluarën.
Ajo e datës 25 tetor ishte kallëzimi i dytë që Vanessa Ballan bëri për akte përndjekjeje.
Dy vjet më parë, në vjeshtën e vitit 2021 – kur tashmë kishte filluar marrëdhënia me Bunjar Fandaj – Vanessa kishte raportuar se një burrë tjetër e kishte ndjekur, dhe takuar në supermarketin ku punonte viktima si arkëtare. Mirëpo, më pas ajo kishte tërhequr ankesën për marokenin 49-vjeçar.
Ky i dyti, sipas deklaratave të paraqitura nga Vanessa në polici, do ta kishte marrë numrin e telefonit nga një prej kolegëve të tij.
Në raportin e dhënë në polici, Vanessa kishte deklaruar për përndjekje edhe në punë.
Në një rast, jashtë shtëpisë, burri e kishte kapur edhe për qafe.
Çështja kishte mbërritur në prokurori dhe më pas në sallat e gjyqit, Vanessa, megjithatë kishte vendosur të tërhiqte ankesën.
“Do të kishte dashur ta bënte këtë tashmë gjatë hetimeve, gjë që nuk është e mundur për krimet e “kodit të kuq”. Dhe më pas, në seancën paraprake, ajo është paraqitur dhe ka shpallur të pafajshëm të huajin , ndaj të cilit është pushuar çështja”, thuhej në raport.
Ndërsa, nga shkresat e hetimit dalin detaje që bëjnë me dije se Fandaj e kishte paramenduar vrasjen.
“I dyshuari ka vepruar me paramendim. Ai planifikoi krimin, duke zgjedhur momentin e duhur (gruaja ishte vetëm në shtëpi dhe nuk e priste ardhjen e tij), duke anashkaluar kamerën e sigurisë që filmon zonën e hyrjes, duke përgatitur mjetet e nevojshme ( çekiç për të thyer derën, thikë për të vrarë) me egërsi të kthjellët”, ka thënë gjyqtari hetues Trevisos Carlo – Isidoro Colombo.
Sipas prokurorisë italiane, Vanessa Ballan u vra me thikë, duke i shkaktuar tetë plagë, gjashtë të thella dhe dy sipërfaqësore.
Nga autopsia dalin elementet e reja për vdekjen e 27-vjeçares nga Riese Pio X (Treviso) .
Ekzaminimi zbuloi se dy goditje kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa një plagë me thikë ka shpuar zemrën.
Gjithashtu u konstatua se viktima ishte rrahur para goditjeve me thikë.
“Ishin identifikuar mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga ezaminimet mjekësore./Telegrafi/