Site icon Telegrafi

Dalin detaje të reja për mbajtjen e referendumit në Maqedoni (Dokument)

Shumica parlamentare ka përgatitur vendimin për mbajtjen e referendumit dhe akoma po pret fjalën e fundit të partisë opozitare OBRM-PDUKM, për qëndrimin e tyre.

Vendimi me mbajtjen e referendumit dhe pyetja e formuluar është dorëzuar tek të gjitha partitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse konsensusi rreth sjelljes së vendimit në Kuvend nuk arrihet, ekziston mundësia që opozita ta bllokojë shpalljen e referendumit kur kryetari i Kuvendit të nisë diskutimin për këtë pikë.

Sipas vendimit të publikuar, referendumi do të jetë konsultativ, kurse pyetja për të cilën qytetarët do të votojnë është “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, ndërsa i njëjti duhet të mbahet më 30 shtator dhe do ta organizojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve./Telegrafi/

Exit mobile version