Telegrafi

Dalin analizat e Robertit, rezulton negativ për coronavirus dhe kthehet në shtëpi

Robert Berisha (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kishte dy javë që qëndronte në karantinën e improvizuar në Konviktet e Sudentëve në Prishtinë.

Por të shtunën, këngëtari Robert Berisha është liruar nga karantina dhe është kthyer në shtëpinë e tij, kjo pas daljes së analizave të tij për coronavirus, në të cilat ai rezultoi negativ.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari përmes rrjeteve sociale, ku ua ka bërë të ditur fansave se është kthyer tashmë shëndosh e mirë në shtëpinë e tij.

Lexo po ashtu Robert Berisha nga konviktet, iu demonstron fansave se si të bëjnë ushtrimet në kushte karantine

Robert Berisha përndryshe u fut në karantinë më 19 mars, pasi ishte kthyer nga Stambolli në Prishtinë.

Përgjatë qëndrimit të tij në karantinë, Roberti u kthye në senzacionin e mediave rozë dhe shumë faqeve argëtuese në rrjetet sociale, kjo për faktin e humorit dhe lidhjeve direkte që realizonte nga konviktet.

 

Në të njëjtën kohë, ai falënderonte edhe stafin që kujdeseshin për të gjithë të karantinuarit, teksa vazhdimisht ka publikuar video-mesazhe ndërgjegjësuese për fansat e tij në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar përhapjen e pandemisë coronavirus. /Telegrafi/