Futbollistët kroatë mposhtën mbrëmë në Opus Arena të Osijek kombëtaren polake me rezultat minimal 1:0 dhe arritën fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Golin e fitores në minutën e 52-të e shënoi Luka Modric, mesfushori legjendar i cili sot feston ditëlindjen e 39-të dhe shënoi një goditje dënimi të mrekullueshme nga 17 metra.
Pas ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, zbuloi se çfarë u tha Modriç bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes dhe vetë trajneri kishte diçka për të shtuar në fjalët e tij.
“Luka e uroi veten për ditëlindjen me një gol, dhe djemtë e uruan fitoren. Dhe si luajti… sikur të ishte 25 vjeç! Kaq vrapim, agresivitet, mbrojtje gjithë ndeshjen… Është fat që ai u tha djemve në dhomën e zhveshjes se ata kanë një të ardhme të madhe përpara, por unë shtova: E ardhmja e tyre është me Lukën!”, zbuloi Daliç në konferencën për shtyp.
Dalic nuk e fsheh se sa do të thotë për skuadrën fitorja e mbrëmshme.
“Ne luajtëm shumë mirë për të gjithë 90 minutat. Kjo është një fitore e madhe, që do të thotë shumë për ne. Lojtarët punuan shumë, ishin të durueshëm dhe tifozët na mbështetën gjatë gjithë lojës. Ne kontrolluam gjithçka nga minuta e parë deri në minutën e fundit”.
The way Luka Modric hit this free kick wow, I can’t stop watching this. The technique is beautiful. pic.twitter.com/12hlc9z7kv
— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 8, 2024
“Kishim shumë goditje, raste, të lumtur, por që ishim të fuqishëm, të fortë, kompakt dhe përveç një rasti, i cili ndoshta u parapri nga një faull ndaj Guardiolës, nuk lejuam asgjë”, tha Dalic.
Kujtojmë se në turin e parë Kroacia paraprakisht u mposht nga Portugalia me rezultat 2:1, ndërsa gara në Ligën e Kombeve do të vazhdojë në tetor, kur pret Skocinë dhe viziton Poloninë. /Telegrafi/