Telegrafi

D’Alema: S’ka alternativë për pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë italiane ka theksuar se është me rëndësi që Bashkimi Evropian të ketë qëndrim unik sa i përket përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, sepse kjo është parakusht për "rezultatin pozitiv" të procesit.

"Evropa duhet të udhëheqë me marrëdhëniet e Prishtinës dhe Beogradit për të shmangur shpërthimin e konfliktit", ka porositur D’Alema. /qik/