Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama, ka deklaruar para medieve gjermane se Evropa ka pranuar shumë refugjatë, dhe se ata duhet në fund të kthehen që të ndihmojnë në rindërtimin e shtëpive të tyre.
“Kur shikojmë në fytyrën e çdo refugjati në veçanti të fëmijëve dhe grave, mund të vërejmë vuajtjet e tyre”, ka deklaruar Dalai Lama, i cili gjithashtu jeton në mërgim që nga viti 1959, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, Lama ka thënë se njerëzit që kanë më shumë fat, janë të detyruar të ndihmojnë refugjatët.
“Evropa ose më mirë thënë Gjermania nuk mund të bëhet një vend arab. Gjermania është Gjermani. Mendoj se refugjatët do të duhej përkohësisht të pranohen. Qëllimi kryesor është rikthimi i tyre, për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të tyre”, ka shtuar ai. /Telegrafi/