Telegrafi

Daku vazhdon shkëlqimin, Ballkani mposhtë lehtësisht Besën

Ballkani ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka triumfuar lehtësisht në Therandë me rezultat 4-1 ndaj Besës së Pejës.

Ballkani dominoi nga fillimi i ndeshjes, teksa golin e parë e gjeti në minutën e 26-të.

Arbër Potoku depërtoi bukur në zonë dhe u pengua nga Etnik Brruti, kurse nga penalltia për 1-0 realizoi Mirlind Daku.

Vetëm tre minuta më vonë, Daku përsëri gjeti golin kur shënoi nga afërsia për 2-0.

Me epërsinë e dyfishtë të Ballkanit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë Besa u ngjall në fushë, teksa ngushtuan epërsinë në 2-1 kur në minutën e 70-të realizoi Donat Sheqerolli.

Por 10 minuta më vonë, Meriton Korenica realizoi një gol të bukur për ta ngritur epërsinë në 3-1.

Ballkani vazhdoi me dominim të ndeshjes, ku krejt në fund mbrojtësi Egzon Sinani realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Ballkani vazhdon kryesimin edhe pas xhiros së 10-të, teksa ka grumbulluar 25 pikë.

Në anën tjetër Besa mbetet e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë pas 10 xhirove. /Telegrafi/