Skuadra nga Podujeva, Llapi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Lirisë duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Llapi edhe pse ka mbetur mbrapa luftës për titull, nuk po lëshon pikë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Bardh e kaltërtit nga Podujeva ishin nikoqirë të Lirisë e cila kërkonte pikë për t’i ikur barazhit.
Pjesa e parë nisi mirë për vendasit, të cilët rrezikonin nëpërmjet super talentit Mirlind Daku.
Por edhe pse dyja ekipet kishin raste të mira, 45 minutat e para përfunduan në barazim 0-0.
Edhe në pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë duke shënuar edhe golin e epërsisë.
Ishte super sulmuesi i talentuar, Mirlind Daku që kaloi Llapin në epërsi pasi u asistua bukur nga Bujar Idrizi.
Ky ishte goli i shtatë në këtë kampionat për talentin gjilanas i cili është vetëm 19 vjeçar.
Ndërkohë golin e dytë në ndeshje, e shënoi mbrojtësi Egzon Sinani.
Pas kësaj fitore, Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 56 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, Liria mbetet në pozitën e tetë me 27 pikë të tubuara. /Telegrafi/