Talenti i jashtëzakonshëm gjilanas, Mirlind Daku tregoi edhe sot atë që di ta bëjë më së miri, të shënoj gola.
Ylli i Llapit ishte titullar si gjithnjë me ekipin bardh e kaltër në përballje ndaj Lirisë.
Llapi triumfoi me rezultat të pastër 2-0, ndërsa golin e parë në ndeshje e shënoi Daku.
“Jam shumë i lumtur me fitoren që arritëm pasi synimi ynë është mos të gabojmë para tifozëve tanë”, deklaroi Daku për Telegrafin.
Në ndeshjen ndaj Lirisë, Daku shënoi golin e tij të shtatë këtë edicion.
“Për mua e rëndësishme është të fitoj skuadra, por natyrisht që golat e shënuar më bëjnë të lumtur”.
“Shpresoj që mos të ndalem me këtë numër të golave pasi dua të shënoj edhe më shumë deri në fund të kampionatit”, përfundoi Daku.
Llapi do ta ketë tejet të vështirë ta mbajë talentin e saj, pasi flitet që për të interesim kanë shfaqur skuadrat nga Shqipëria. /Telegrafi/