Super talenti gjilanas, Mirlind Daku i ka shënuar dy gola skuadrës së vendlindjes së tij Dritës, për t’i dhënë një fitore të madhe Llapit 2-0.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke sulmuar pa rreshtur portën e mysafirëve, të cilët kishin nevojë të madhe për pikë.
Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur njëri nga sulmuesit më të talentuar në Kosovë, Mirlind Daku shënoi për 1-0.
Edhe pas golit të epërsisë, vendasit rrezikonin portën mysafire.
Golin e dytë Llapi e shënoi një minutë para përfundimit të ndeshjes.
Ishte sërish talenti gjilanas i bardh e kaltërve që shënoi për 2-0.
Fitorja e mban Llapin në pozitën e katërt në tabelë me 43 pikë të tubuara.
Ndërkohë Drita vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të me 21 pikë pas 23 ndeshjeve.
Javën e ardhshme Drita do të takohet me Prishtinën, ndërsa Llapi pret Drenicën. /Telegrafi/