Dakota Johnson rikthen vitet ’70, duke ecur në rrugët e Los Angeles
Ylli i sagës “Fifty Shades of Grey” ka një sens të shkëlqyer të modës. Aq sa i pëlqen stili klasik, po aq është edhe për eksperimentime.
Tani ajo vendosi të kombinojë disa trendë, duke përdorur xhinsin si bazë, transmeton Telegrafi.
Duke gjykuar nga pistat e modës dhe vitrinat e dyqaneve, xhinsi është duke u rikthyer shumë këtë pranverë dhe Dakota duket sikur është në faqen e parë.
Ajo veshi xhinse dhe nuk ka nevojë të thuhet se ato janë me këmbë të gjera. Ajo u ka shtuar atyre një triko gri, dhe çdo gjë e ka plotësuar me një xhaketë teksas.
Dakota kombinoi dy nuanca teksas, kështu që gjithçka mori një prekje elegante.
/Telegrafi/