Telegrafi

Dakota Johnson për xhirimet e serialit “The Office”: Ishte përvoja ime më e keqe

Aktorja Dakota Johnson, ylli i trilogjisë “Fifty Shades of Grey”, është shfaqur në më shumë se tridhjetë filma dhe seriale në karrierën e saj, por jo çdo përvojë në xhirime i ka lënë asaj kujtime të mira.

Gjatë një paraqitjeje të fundit në “Late Night with Seth Meyers”, Johnson tha se ishte veçanërisht e zhgënjyer nga përvoja e saj në xhirimet e serialit “The Office”, në të cilin ajo u shfaq në episodin e fundit.

“Sinqerisht, ishte përvoja më e keqe e jetës sime”, tha Johnson.

Dakota Johnson

Në vitin 2013, aktorja luajti Dakotan, një llogaritare e re në serial, e cila u punësua nga Dëight Schrute (Rainn ëilson) pasi Kevin Malone (Brian Baumgartner) u pushua nga puna.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dakota Johnson

“Më pëlqeu shumë ‘The Office’. Kur më pyetën nëse doja të luaja në episodin e fundit të serialit, unë thashë – sigurisht, sepse mendova se xhirimet do të zgjasin gjysmë dite. Unë isha atje për dy javë. dhe mezi shfaqem në serial”, tha aktorja.

Dakota Johnson

Në një intervistë për Vanity Fair, Johnson më vonë tha se nuk ishte në gjendje të përshtatej me shoqërinë dhe se ndjehej sikur kishte ardhur në një festë ditëlindjeje në të cilën nuk ishte e ftuar.

Pavarësisht përvojës së keqe, Johnson nuk hoqi dorë nga aktrimi dhe disa vite më vonë ajo fitoi famë botërore me rolin kryesor në filmin “Fifty Shades of Grey”.

Dakota Johnson

Meqë ra fjala, “The Office” është një nga serialet më të mirë humoristik të të gjitha kohërave dhe ka një vlerësim 9.0 në Imdb. /Telegrafi/