Dakota Johnson dhe i dashuri i saj, Matthew Hitt, raportohen t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Aktorja 26-vjeçare ishte fotografuar për herë të parë me modelin dhe muzikantin në korrik 2014. Edhe pse u përfol për një ndarje në fillim të vitit 2015, gjatë kohës kur Dakota ndodhej në xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”, vetëm disa muaj më vonë ata u ribashkuan, transmeton TCH.
“Dakota dhe Matthew kanë pasur një lidhje jo të rregullt gjatë këtyre dy viteve. Ata nuk kishin mundësi ta shihnin shpesh njëri-tjetrin kohët e fundit për shkak të agjendave të ngarkuara”.
“Momentalisht ajo ndodhet në Vankuver në xhirimet e filmit të saj të fundit, ndërsa Matthew po përgatitet për turneun e tij veror së bashku me grupin e tij”, ka thënë një burim për Just Jared.