Telegrafi

Dakota Johnson i lufton makthet në filmin horror “Susperia”

Dakota Johnson (Foto: Getty Images)

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e horrorit misterioz, “Susperia”, në të cilin rolin kryesor e luan Dakota Johnson.

“Susperia” është ribërje e filmit klasik nga viti 1977 me regji të regjisorit italian, Dario Argento. Regjinë e filmit të ri e ka bërë Luca Guadagnino, ndërsa në realizimin e skenarit kanë bashkëpunuar Dario Argento dhe Daria Nicolodi.

Ngjarja e filmit zhvillohet në një kompani të njohur vallëzimi, ndërsa makthet do ta shqetësojnë drejtoreshën artistike, një valltare të re ambicioze dhe një psikoterapeute depresive.

Dakota Johnson (Foto: Getty Images)

Disa prej protagonistëve do të dorëzohen ndaj maktheve të mëdha, derisa të tjerët do të arrijnë të zgjohen.

Lexo po ashtu Lajmet për Dakota Johnson

Dakota luan rolin e një studenteje amerikane, Susie, e cila vendoset në Berlin për t’iu bashkuar akademisë prestigjioze të vallëzimit. Me ardhjen e saj do të fillojë edhe seria e ngjarjeve misteriozeve që do t’u ndodhin studenteve.

Krahas Johnson, në këtë film luajnë edhe Chloe Grace Moretz, Tilda Swinton, Mia Goth, Angela Winkler dhe shumë të tjerë.

Edhe Jessica Harper, e cila e ka luajtur rolin kryesor në filmin origjinal, do të paraqitet në ribërjen “Susperia”.

Filmi është caktuar të jepet premierë më 1 shtator në Festivalin e Filmit të Venecias, ndërsa nëpër kinematë amerikane do të nisë shfaqen nga 26 tetori. Në vendet tjera të botës, shfaqja e këtij filmi do të fillojë nga 2 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/