Dakota Johnson e ka publikuar një fotografi me numrin e saj të telefonit në Instagram dhe ky është imazhi i vetëm që e ka në këtë rrjet social.
Aktorja e filmave “50 Shades of Gray” numëron mbi 2.7 milionë ndjekës në Instagram, edhe pse nuk është aspak aktive në këtë rrjete social.
Fotografia e saj e parë e postuar është një letër, në të cilën është shkruar numri i saj i telefonit.
“Vajzat dhe gratë nga e gjithë botë përballen me dhunë të skajshme dhe keqtrajtim seksual në baza ditore”.
“Mbi 800 gra dhe tinejxhere vdesin çdo ditë, sepse nuk kanë qasje nga kontracepsioneve të duhura dhe shërbimeve bazë të maternitetit. Nuk dua të flas për ju. Dua t’ju dëgjoj”.
“Ky është numri im i telefonit. Më thoni tregimin tuaj përmes incizimit të zërit dhe unë do t’ju dëgjoj”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Në bashkëpunim me lëvizjen Global Citizents, aktorja do të bëjë gjithçka që është e mundur që të dëgjohet zëri i femrave të keqtrajtuara. /Telegrafi/