Dakota Johnson kohët e fundit zbuloi se ajo ka luftuar me depresionin që kur ishte adoleshente.
Dhe tani, më shumë se dy muaj në bllokimin e saj në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19, aktorja e “Fifty Shades” u tregua e hapur me fansat e saj për mënyrën se si ajo po e menaxhon depresionin gjatë karantinës, së bashku me disa këshilla për fansat që mund të jenë duke kalua të njëjtën gjë.
“Ju jeni në shtëpi, nuk jeni me miqtë tuaj, nuk jeni me familjen tuaj, nuk jeni në gjendje të bëni gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të vlefshëm”, tha Johnson, 30 vjeçare, për emisionin “Extra” ndërsa promovonte filmin e saj të ri, “High Note”, shkruan DailyMail.
“Ju jeni një lloj i tillë në këtë kostum depresioni, por nuk jeni vërtet i sigurt se ndiheni kështu”, shtoi më tej ajo.
Johnson foli për atë se si kjo trazirë emocionale mes izolimit mund të jetë konfuze gjatë këtyre kohërave të pasigurta.
“Unë mendoj se ka gjithashtu dhimbje dhe trishtim të pamasë duke u përsëritur vazhdimisht në botë”, tha ajo.
“Kështu që është e vështirë të ndjehesh plotësisht pozitiv çdo ditë, kur bota është e trishtuar tani”, thotë aktorja.
Disa nga gjërat që Johnson i ka praktikuar ndërsa ishte në sekuencë për të luftuar betejën e saj me shëndetin mendor, përfshijnë meditimin, ecjen në natyrë dhe ‘të qenit e sjellshme me trupin dhe trurin tënd dhe vetveten’, zbuloi ajo.
“Janë ato gjëra të vogla që të ndryshojnë përfundimisht”, shtoi ajo.
Aktorja edhe më pare ishte treguar e hapur për problemet e saj me shëndetin mendor, gjatë një interviste për Revistën “Marie Claire”.
Ajo rrëfeu se pandemia e coronavirusit po e bën atë të ketë shumë ankth.
“Unë kam luftuar me depresionin që kur isha e re – që kur isha 15 ose 14 vjeçare. Kam shumë komplekse, por ato nuk derdhen prej meje. Unë nuk e bëj atë problem të askujt tjetër”, ka thënë ajo. /Telegrafi/