A po ndjek Dakota Johnson hapat e nënës së saj Melanie Griffith dhe gjyshes së saj Tippi Hedren dhe po bëhet bionde?
Aktoren e famshme të “50 Shades of Grey”, e kemi parë gjithnjë si zeshkane dhe kur dikush nuk eksperimenton shumë me flokët, kurioziteti për të parë si do dukej ndryshe mbetet gjithnjë i madh.
Në tetor, Johnson u pa duke filmuar spin-off-in e ardhshëm të “Spider-Man Madame Web”, me flokët e saj të zakonshëm të gjatë të errët dhe balluke. Këtu ajo është me aktoren Sydney Sweeney:
Në dhjetor, ajo është parë duke filmuar një film tjetër në New York, “Daddio”, me aktorin Sean Penn, nga regjisorja Christy Hall.
Këtu aktorja është 100% bionde dhe është e vështirë të dallojmë a është paruke. Sidoqoftë, duket shumë, shumë reale.