Site icon Telegrafi

Daka: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferencën e parë për media tha se në bazë të dhënave nga komisionet komunale dhe qendrat e votimit, të gjitha qendra e votimit në Kosovë janë hapur në ora 7:00 dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.

Daka ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë drejtë të tyre dhe të dalin të votojnë, ndërsa po ashtu ftoi komisionarët t’i respektojnë rregullat e KQZ-së dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të jetë në ora 11:30. /Telegrafi/

 

Exit mobile version