Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se KQZ në kuadër të kompetencave që ka do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ajo tha se KQZ pret bashkëpunim me të gjitha institucionet, ndërsa ftoi subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Daka tha se pret nga presidenti i vendit që ta gjejë datën e zgjedhjeve, e cila është më e përshtatshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. /Telegrafi/