Telegrafi

Daka takoi ambasadorin e BE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim njoftues Shefin e Zyrës së BE-së dhe njëherit Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.

“Kryetarja e KQZ-së, Daka i uroi detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë.

Po ashtu, Daka e njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u kryer për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Telegrafi/